Kryetari i bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari, sipas Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi, duke rrezikuar kështu mandatin.
Sipas Prokurorisë Hajdari rezulton që në vitin 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje.
Kjo shkresë erdhi si përgjigje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e rezultateve të veifikimit pasi KQZ e akuzon kryebashkiakun se ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit që ka të bëjë me të dhënat personale, duke mos deklaruar gjeneralitete të mëparshme. Gjithashtu Hajdari i është përgjigjur pyetjeve me “jo”, duke mos bërë asnjë deklarim.
Nga verifikimet e Prokurorisë Kreshnik Hajdari rezulton i bashkëgjykuar i mitur. Vendimi i takon KQZ, ku pritet që gjatë mbledhjes së të martës të shqyrtojë dhe të vendosë për mandatin e socialistit, i cili u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Kuçovës më 14 maj.