Sali Berisha po zvarrit me truke e lojëra marrjen dijeni për vendimin e gjykatës për të mos shuar masat e sigurisë ndaj tij.
Avokati i tij personal nuk shkoi në SPAK për të marrë zytarisht vendimin.
Pas ditës së sotme gjykata e posaçme e konsideron zyrtarisht të njoftuar Sali Berishën dhe dërgon në Apel vendimin për kreun e Foltores.
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.
Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.” thuhet ne njoftim.