Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë që i detyronte ata të punonin në Shqipëri deri në pesë vite, ose në të kundërt studentët që refuzojnë kontratën me shtetin të paguajnë 240 mijë lekë në vit.
Pas kërkesës së një grupi deputetësh të PD-së.
Gjyqtarët u mblodhën këtë të martë duke vendosur shqyrtimin e cështjes në themel.
Më tej do të ketë një vendim të plotë nëse ligji do të mbetet në fuqi apo do të rrëzohet…