Gjykata e Strasburgut ka dhënë verdiktin e saj për vdekjen e Aleks Nikës, njërit prej 4 protestuesve që mbetën të vrarë në 21 janar të vitit 2011, përpara Kryeministrisë.
Sipas vendimit të Gjykatës, në këtë çështje ka dy shkelje, të cilat janë vrasja dhe mos-zbardhja e ngjarjes.
Gazetari Fatos Mahmutaj, njëkohësisht dëshmitar i ngjarjes së 21 janarit, tha se në bulevard dhe para Kryeministrisë ditën e demonstratës ka pasur shumë prova që janë hequr nga Prokuroria e Tiranës për të lehtësuar të pandehurit.
Sipas tij, vendimi i sotëm i Gjykatës së Strasburgut është një arsye e mjaftueshme për të arrestuar Sali Berishën si përgjegjës për vrasjen e 4 personave.
“Aty ka pasur lumë me gëzhoja për ekspertiza, me predha, në vendin ku jam plagosur unë, në trungun e pemës edhe sot janë gjurmët e 20-30 plumbave, asnjë nuk është ekspertuar. Unë kam qenë dëshmitar në datë 22 kam qenë vetë dëshmitar, garda nuk lejonte grupin e ekspertimit të afrohej. Prokuroria e Tiranës me dashje ose pa dashje ka hequr shumë prova që u bën për të lehtësuar të pandehurit, ato janë prova edhe sipas legjislacionit shqiptar edhe sipas moralit shqiptar. Strasburgu, kulmi i drejtësisë e tha, çfarë duhet më tepër për të arrestuar Sali Berisha?”, tha gazetari.