Situata e tensionuar në Kuvend, gazetari zbulon si SPAK po “luan fijet” e politikës dhe mediave

Shqipëria

Situata e tensionuar në Kuvend, gazetari zbulon si SPAK po “luan fijet” e politikës dhe mediave

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Gazetari Flogert Muça tha se është SPAK ai që po orienton të gjitha debatet mediatike të kohëve të fundit.

Sipas tij, që prej çështjes Ahmetaj, nuk është vetëm politika ajo që ngjall debat, por dhe vendimet e Prokurorisë së Posaçme.

“E gjithë politika sot dhe zhvillimet politike orientohen nga veprimet e SPAK. Pra, violinë e parë në jetën politike, publike sot në Republikën e Shqipërisë është Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Agjendën tonë dhe të mediave e dikton SPAK, puna e SPAK. Që nga ngjarja Ahmetaj e deri më sot, janë veprimet e SPAK-ut që kanë orientuar debatet tona mediatike,” – u shpreh Muça.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat