Policia ka zbuluar një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë në bashkinë Konispol.
Trupi ishte groposur por jo i dekompozuar pasi në të kishte ende inde.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen hetimet.
Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që do të vijnë nga Tirana të nesërmen.