Çështja është për sekuestrim pasurish, ku nga hetimet, SPAK kërkon sekuestrimin edhe të një automjeti që ishte në përdorim nga Kejvina Kthella.
Vetë Rraja, i ka mohuar vazhdimisht dyshimet se ka lidhje me automjetin tip “Audi” , që SPAK i ka sekuestruar modeles Kevina Kthjella.
Redjan Rrajës i janë sekuestruar disa pasuri, mes të cilave përveç makinës, edhe 1 apartament, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë ‘Rolex’ dhe si dhe 2750 euro, teksa SPAK kërkon konfiskimin dhe kalimin e tyre shtetit.
Në korrik të këtij viti, Redjan Rraja u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor të vitit 2019.
38-vjeçari u dënua si njëri nga dy ekzekutorët që qëlluan me breshëri në drejtim të automjetit në të cilin po udhëtonte prokurori Ndoja dhe Pëllumb Muharremi,i njohur si Rrumi i Shijakut, të cilët konsiderohen si shënjestra të atentatit.
Të dy mbetën të plagosur, ndërkohë që u vra ish-polici Andi Maloku, i cili ishte shofer i prokurorit. Si provë kundër Rrajës, SPAK deklaroi ADN-në e përftuar nga një gjurmë papilare, të lënë në syzet e harruara pikërisht në mjetin e braktisur nga vrasësit.
Veç Rrajës, Gjykata e Posaçme vendosi 35 vite burg për Ariol Halilajn. Ai është bashkëpunëtori dhe personi kyç që ka ndihmuar Rrajën dhe ekzekutorin e dytë ende të paidentifikuar duke i larguar me makinën e tij, pasi ata braktisën në fshatin Shkafanë, automjetin me të cilin kryen krimin.