Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një mjek të spitalit të Fierit, i cili akuzohet për “ngelizhencë në trajtimin mjekësor”.
Prokuroria njofton se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim mjekun me iniciale S.B., pasi nga hetimet, rezulton se nuk ka vepruar në përputhje me protokollin mjekësor, në trajtimin e një pacienteje, që ndërroi jetë.
Sipas hetimeve, transportimi i pacientes nuk u realizua sipas protokollit mjekësor me ekip të specializuar.