Gazetari reagon pas pezullimit të ligjit për studentët e Mjekësisë: Dija sot vlerësohet me para

Shqipëria

Gazetari reagon pas pezullimit të ligjit për studentët e Mjekësisë: Dija sot vlerësohet me para

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Gazetari Ilir Babaramo i ftuar në një program televiziv, ka folur për pezullimin e ligjit për studentët e mjekësisë nga Gjykata Kushtetuese, i cili i ndalon ata të ikin nga Shqipëria 5 vite pas mbarimit të studimeve.

Çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga një grup studentësh të Mjekësisë si dhe nga 30 deputetët të opozitës.

Babaramo shprehet se pavarësisht të drejtave dhe liritë që kanë studentët e mjekësisë, ata në fund të shkollës bëjnë edhe betimin e Hipokratit, prandaj duhet vendosur një ekuilibër mes këtyre të dyjave. Gjithashtu ai shprehet se në Shqipëri nuk vlerësohet dija dhe duhen hedhur shumë para.

“Kjo situatë duket absurde, qeveria është në drejtimin e duhur. Këta kanë të drejtën e lëvizjes e lirisë, por në fund të shkollës këta bëjnë betimin e Hiopkratit dhe gjithë kjo deontologji është bazuar mbi humanizmin e këtu duhet vendosur një ekuilibër mbi të që të imponon betimi i Hipokratit dhe liritë e të drejtat që kanë.

Këtu nuk vlerësohet dija, hidhet qindra milion euro në mjekësi dhe mbajnë mijëra miliardë, tek dija duhen hedhur paratë. Zonja që është mjeke nga këtu është më e kualifikuara sepse ka bëre 6 vire shkollë dhe katër vjet specializimi.

Më duket absurde ndaç ta pranojë apo ta refuzojë kushtetuesja, ai që e ka ndarë mendje për të ikur do ikë, njerëzit kanë marrë dhe gomone, kur e ndajnë mendjen për të ikur do ikin”, shprehet Babaramo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat