Tirana ndan fond për rikonstruksionin e shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc

Shqipëria

Tirana ndan fond për rikonstruksionin e shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 09:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ka ndarë një fond për rikonstruksionin e shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kamberi tha se ky fond për shkollën “Naim Frashëri” në Bujanoc ishte fjalë e dhënë nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

“Fjala e dhënë nga Kryetari Veliaj dhe anëtarët e Këshillit bashkiak u shndërrua në vepër për mbështetjen e vëllezërve dhe motrave në Luginën e Preshevës”, shkroi Kamberi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat