Spahiu: Rama do tërhiqet për Belerin nëse ja kërkon SHBA, jo nga presioni grek

Shqipëria

Spahiu: Rama do tërhiqet për Belerin nëse ja kërkon SHBA, jo nga presioni grek

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 23:28
Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu tha për “Now me Erla Mëhillin” se kryeministri Edi Rama do të tërhiqet nga vendimi që është marrë për çështjen Beleri vetëm nëse ja kërkon SHBA-ja dhe jo nga presioni grek.

“Çështja është kush do të tërhiqet, Greqia apo Shqipëria? Unë mendoj që Greqia do i shkojë deri në fund. Nga ana tjetër kam bindjen se Shqipëria dhe Edi Rama nuk do të tërhiqen nga presioni grek, por do të tërhiqen vetëm në një rast, pra këtu ndryshojnë rrethanat e 95’-sës me 2023-shin. Edi Rama do të tërhiqet vetëm në rastin nëse Uashingtoni, Brukseli, Berlini ose Parisi i kërkojnë qokë politike që t’i thonë tërhiqu dhe gjej  një kompromis për çështjen Beleri. Pra nëse Macron, Scholz, Komisioni Europian ose nëse Blinken i kërkojnë Edi Ramës që të gjejë një zgjidhje për Belerin atëherë mendoj që Rama do të tërhiqet dhe do të gjejë një kompromis,” – u shpreh Spahiu.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat