Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku një 2-vjeçare u dogj në qafë me cigare nga i vëllai i saj.
Burime për Panorama.al, raportojnë se vajza e mitur është dërguar nga halla në spital pasi ishte e ftohur. Por mjekët kanë vënë re djegie në qafë, si edhe shenja në sqetull dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Menjëherë kanë njoftuar policinë dhe kanë nisur hetimet. Nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore rezulton se djegia në qafë është shkaktuar me cigare nga i vëllai i saj 9-vjeçar, i cili po luante.
Shenjat e tjera sipas të dhënave paraprake të mjekësisë ligjore dyshohet se vijnë nga sëmundje të lëkurës.
“Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç”, raporton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.