Aksident në Bastar-Murriz, makina hipën mbi mbrojtësen anësore të rrugës

Shqipëria

Aksident në Bastar-Murriz, makina hipën mbi mbrojtësen anësore të rrugës

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 14:36
Aksident në Bastar-Murriz, makina hipën mbi mbrojtësen anësore të rrugës

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në rrugën e Arbrit pranë fshatit Bastar Murriz.

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi mbrojtësen anësore të rrugës në kthesë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nuk ka të lënduar. Ende nuk dihet shkaqet e aksident, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të lagështisë nga shiu.

Policia po shkon në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat