Kryeministri Edi Rama ka uruar kuqezinjtë për barazimin me Moldavinë.
Një pikë, por një pikë e vlefshme për të bërë realitet ëndrrën e përfaqësimit nga Kombëtarja jonë këtë Europian.
“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”- shkruan Rama i emocionuar.
Ndërsa e shoqëron mesazhin me një kartolinë; Euro 24, një zemër dhe shqiponja e kuqe mbi një fushë me renditjen e skuadrave në të zezë, e cila thotë me krenari Berlin ja ku po vijmë.