Një 32-vjeçar nga fshati Shushicë për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta xhamat e një lokali në këtë fshat, në pronësi të shtetasit G. M., 31 vjeç.
Policia, gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, gjeti dhe sekuestroi një sasi farash të dyshuara narkotike kanabisi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Rasti në hetim.