Tjetër rast me incidentet me të mitur në kopështet shqiptare.
Një 5-vjeçare rrëzohet në kopësht dhe përfundon në spital në Elbasan.
Policia informon se ‘në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, banuese në Elbasan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron.
Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj’.
Pas skandalit me 3-vjeçaren që iu thye kënba në një kopësht provat në Tiranë, disa raste problematike janë konstatuar në mjaft kopështe në shkallë vendi.