Bien reshjet e para të borës në Gramsh

Shqipëria

Bien reshjet e para të borës në Gramsh

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Ulja e temperaturave në fundjavë ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në disa zona të vendit.

Pas Korçës, edhe Gramsh u zbardh sot nga dëbora në fshatin Rovje në lartësinë mbi 1450 metra mbi nivelin e detit.

Fshati i cili gëzon bukuri të rralla natyrore nuk mundi të futej në projektin e njëqind fshatrave për zhvillimin e turizmit malor nga qeveria.

Kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore dhe mungesës së investimeve në njësitë tregtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat