Një automjet është djegur mesditën e së dielës pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, teksa në automjet udhetonin babë dhe bir.
Ndërsa mjeti ka filluar të merrte flakë, menjëherë dy personat janë larguar, fatmirësisht pa u lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfiksja e Kurbinit, ndërsa automjeti është shkrumbuar totalisht.
Nga sa mësohet, shkaku i djegjes është defekti në sistemin elektrik, mbetet të zbardhen shkaqet nga ekspertët.