Kryeministri Edi Rama thotë se ka zgjedhur të qëndrojë larg çështjes Beleri.
Në një intervistë për France24, ai u shpreh se kjo është vetëm çështje e drejtësisë dhe nuk do të merret me polemikat se ai po pengon betimin e Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
“Unë nuk dua t’i futem kësaj polemike. Sinqerisht nuk besoj se ky bllokim do të qëndrojë, sepse nuk do të ishte serioze. Nga ana tjetër, është vetëm çështje e drejtësisë. Nëse shikoni raportin e progresit, Shqipëria vlerësohet vërtet mirë për çështjet e reformës në drejtësi. Unë jam shumë i kënaqur sepse Shqipëria është vendi më i përparuar në të gjithë Ballkanin për këto çështje,” – u shpreh Rama.
Ndërkohë, kryeministri komentoi dhe marrëdhëniet me Greqinë dhe praninë e minoritetit grek në Shqipëri.
“Me Athinën kemi marrëdhënie strategjike dhe nga ana tjetër, kur flisni për minoritet grek, dua të saktësoj sikurse e thatë, kandidati ishte shqiptar me origjinë greke, edhe kundërshtari i tij në zgjedhje ishte po ashtu shqiptar me origjinë greke. Atëherë s’mund të jetë një çështje minoriteti grek kjo,” – u shpreh Rama.