Berisha: Çfarë provoi Edi Rama me amnistinë që i bëri Ilir Beqës

Shqipëria

Berisha: Çfarë provoi Edi Rama me amnistinë që i bëri Ilir Beqës

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 13:55
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha dha këtë të hënë një deklartë për media, ku u ndal te dhënia e masës së sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Berisha në fjalën e tij theksoi se dhënia e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për ish ministrin është amnistia e dytë që iu bë atij për ta shpëtuar nga burgu.

Berisha theksoi se aktakuza ndaj Ilir Beqës është cinike dhe është shkruar në zyrat e kryeministrit për ta amnistuara atë. Kjo sipas tij vërteton përfshirjen e kryeministrit në koncesionin e sterilizimit.

“Aktakuza për Ilir Beqën, e shkruar në zyrat e Edi Ramës, është një tallje e ulët, cinike, me shqiptarët, është dëshmi tjetër flagrante e shndërrimit të SKAP-it në një organizatë të rrezikshme kriminale për shoqërinë shqiptare.

Ajo është de jure dhe de facto, amnistia e dytë brenda 4 muajsh nga SKAP-i i partisë, për hajdutin Ilir Beqaj dhe mbrapa tij, Edi Rama.

Aktakuza e diktuar nga Edi Rama e SKAPI-t të partisë për Beqën, për shpërdorim detyre se nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit dhe vartësit, dmth mes Rrapajt dhe Rrjepajt, se nuk ka konstatuar kostot e fryra, është një tallje e ulët cinike për shqiptarët, është dëshmi totale e keqpërdorimit të SKAP si një organizatë kriminale në funksion të pushtetit të Edi Ramës, është amnistia e dytë në katër muaj e Beqës nga Edi Rama dhe SKAP i tij.

Me akuzën e dytë për shpërdorim detyre, de facto amnistinë e dytë të Ilir Beqës brenda 4 muajsh, Edi Rama provoi dje në mënyrë përfundimtare se ai është pronari kryesor, është aksionari i parë me distancë i aferës së vjedhjes së dytë të shekullit, apo siç e quajnë tani rendom qytetarët, inceneratorëve të shëndetësisë.

Kurse Beqaj është thjesht hajduti i tij i dobishëm. Rrjepaj dhe stër-Rrepaj janë vetëm pronarët në letër, apo Zotot dhe Mërtirët e kësaj afere”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat