Gështenja: Protesta e opozitës po vijon prej javësh, por mazhoranca vazhdon të miratojë projektligje

Shqipëria

Gështenja: Protesta e opozitës po vijon prej javësh, por mazhoranca vazhdon të miratojë projektligje

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 21:52
Lefter Gështenja

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për tensioned ditën e sotme në Kuvend, ku opozita ndezi tymuese në përpjekje për të bllokuar punimet në parlament.

Gështenja u shpreh se protesta e opozitës bëhet prej javësh dhe se mazhoranca po vijon të miratojë projektligje.

‘’Edhe pse reagimi ynë dhe psotesta jonë prej javësh vijon në parlament, mazhoranca po vijon të miratojë projektligje. Situatën e dimë pse jemi në këto kushte.

Arsyeja pse jemi ne këtu, duhet ti mëshojmë faktin se mazhoranca po shkel kushtetutën. Janë së paku 8 komisione hetimore të propozuara nga opozita’’, tha ndër të tjera Gështenja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat