“Opozita në Shqipëri hedh tymuese në Parlament”, BBC: Protestojnë kundër asaj që e quajnë sundimi autoritar i PS

Shqipëria

“Opozita në Shqipëri hedh tymuese në Parlament”, BBC: Protestojnë kundër asaj që e quajnë sundimi autoritar i PS

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 22:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prestigjiozia britanike “BBC” i ka kushtuar vëmendje situatës së krijuar në Parlamentin shqiptar ditën e sotme.

“Politikanët e opozitës shqiptare ndezën tymuese dhe zjarr në Parlament në përpjekje për të ndaluar votimin për buxhetin e 2024-ës.

Opozita po protestonte kundër asaj që sipas tyre është një sundim autoritar nga Partia Socialiste në pushtet”, shkruan BBC News krahas së cilës ka shpërndarë pamjet e trazirave.

Kujtojmë që sot u miratua projektbuxheti dhe paketa fiskale në vetëm 4 minuta e 30 sekonda, ndërkohë që për çdo vit, shqyrtimi i tyre ka kaluar pas seancash maratonë që kanë zgjatur për 2 ditë.

Opozita ishte përgatitur për ta bllokuar këtë seancë ndërsa shumica për të kundërtën, për ta miratuar projektbuxhetin me çdo kusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat