Rama: Drejt fundit punimet në rrugën Leskovik-Ersekë

Shqipëria

Rama: Drejt fundit punimet në rrugën Leskovik-Ersekë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 11:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rruga Leskovik-Ersekë, ku punimet janë drejt fundit.

Rama shkruan se ky aks do të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe ‘do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë’.

“Drejt fundit punimet në rrugën Leskovik-Ersekë, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën.

Dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror, një investim që do të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë“- shkruan Rama në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat