Vodhën automjete me vlerë 120 mijë euro/ Arrestohet 55-vjeçari, 3 bashkëpunëtorët e tij në kërkim

Shqipëria

Vodhën automjete me vlerë 120 mijë euro/ Arrestohet 55-vjeçari, 3 bashkëpunëtorët e tij në kërkim

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar është arrestuar dhe tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Long Way”.

Nga hetimet, ka rezultuar se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Itali dhe në Gjermani.

Gjithashtu, ata ndërhynin në elementet identifikuese të automjeteve dhe paraqitnin për to, dokumente false, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Policia sekuestroi 2 automjete të vjedhura, kamper dhe tip “Fiat”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 120 000 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat