Apeli i GJKKO liroi Jamarbër Malltezin, reagon Sali Berisha

Shqipëria

Apeli i GJKKO liroi Jamarbër Malltezin, reagon Sali Berisha

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 14:20
Jamarbër Malltezi me grua

Gjatë konferencës me gazetarët këtë të martë, ish-kryeministri Sali Berisha, u ndal dhe te vendimi i Apelit të GJKKO pë rtë caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha vijoi akuzat ndaj organit të akuzës, duke thënë se Jamarbër Malltezi është i burgosur politik dhe se kjo çështje do të zgjidhet në Gjykatën e Strasburgut.

Berisha tha s epër tre vite hetime SPAK nuk ka gjetur asnjë provë për Malltezin, por e ka marrë nën hetim me urdhër politik.

“Dhëndri im ishte i burgosur politik dhe është i burgosur politik.

Dhëndri im ka marrë 410 metër katrorë si i 64-ti që ishte në atë fis, nga 1 miliard e 577 milionë metër katrorë të rikthyer pronarëve nga koha e diktaturës.

E marrë e gjitha, në përputhje me dokumentet. Por për t’u marrë aty, duhet që dikush të përsërisë atë që thotë Edi Rama, se zbatimi i ligjit nuk përjashton konsumin e korrupsionit.

E kuptoni se çfarë rreziku përbëjnë këta jo për Sali Berishën, as për familjen e tij, por për çdo qytetar dhe shoqërinë shqiptare.

Kështu që nuk është e vërtetë që ka dhënë urdhër apo nuk ka dhënë urdhër. Ajo do shkonte në Strasburg menjëherë.

E kam thënë dhe herën e parë këtu, që fatmirësisht Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës.

Malltezi nuk u nxor nga burgu, ai u la në arrest shtëpie. Kjo nuk përbën asgjë.

Ai nuk ka asnjë, ka zero, zero… ata vetëm nuk e kanë fajësuar.

Vetë nuk kanë arritur ta fajësojnë. Pas tre vite hetime, nuk kanë arritur të gjejnë një provë, një fakt, një dokument për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim.

Pra, ai duhej të ishte në shtëpi. Kjo, përkundrazi që nuk gjendej asgjë mbi to, u bë kjo.

Ajo çështje do zgjidhet në Strasburg”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat