Aksident i rëndë në Gjadër të Lezhës, përplasen tri makina/ Të lënduarit nxirren me vështirësi nga mjetet nga mjetet

Shqipëria

Aksident i rëndë në Gjadër të Lezhës, përplasen tri makina/ Të lënduarit nxirren me vështirësi nga mjetet nga mjetet

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë mes tri makinash ka ndodhur në Gjadër të Lezhës në afërsi të një karburanti.

Si pasojë e përplasjes së trefishtë kanë mbetur të plagosur dy nga drejtuesit, Hajri Kalaj dhe Shkëlqim Elezi, të cilët u nisën për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si ekipet e emergjencës nxorën nga makina të plagosurit. Nga ana tjetër dëmet janë tejet të larta, pasi makinat janë dëmtuar rëndë. Copëzat e mjeteve janë shpërndarë në rrugë, si pasojë e përplasjes së fortë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat