Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në një emision televiziv, duke komentuar kaosin e krijuar nga Rithemelimi dhe “aksionin e tyre” të ri, ka deklaruar se opozita ka prekur fundin.
Sipas Topit nuk ka më opozitë.
Pyetje: A është më e fortë opozita apo më e dobët?
Bamir Topi: Ka shkuar në fund, ku nuk ka limit. Ku ka opozitë… Kjo nuk është opozitë. Ndonjëherë më mirë pa opozitë se e çon shtetin në autoritarizëm e monoparti dhe e marrin në dorë njerëzit… Secili kërkon të fitojë protagonizëm (Rithemelimi). E kanë ulur aq poshtë përfaqësimin sa shkojnë për t’iu gëzuar rrogës dhe një personaliteti fals…