Një 30-vjeçar nga Burreli është vënë në pranga pasi iu gjetën armë të ftohta.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën të fshehura 11 thika të përmasave të ndryshme, municion luftarak dhe një shkop bejsbolli, të cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu një 39-vjeçar tjetër nga Mati i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar.
Shtetasi A.K dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka importuar drejt vendit tonë një automjet që kërkohej nga Interpol.