Një 20-vjeçar është vënë në pranga, pasi u kap duke shitur kanabis pranë një shkolle në Kashar.
Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, i riu që banon në Kashar, u arrestua në flagrancë teksa shiste lëndën narkotike, të ndarë në doza të gatshme për shitje.
Nga verifikimet e kryera, 20-vjeçari e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza.
Të cilat i shiste në afërsi të shkollave në Kashar.