Bizhuteri kontrabandë në argjendaritë e tyre, procedohen 7 persona në Tiranë

Shqipëria

Bizhuteri kontrabandë në argjendaritë e tyre, procedohen 7 persona në Tiranë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Shtatë persona janë proceduar.

Kjo për shkak se në subjektet e tyre argjendari janë gjendur bizhuteri si varëse, byzylyke, unaza, me mbishkrimin “Pandora”, të cilat nuk i justifikonin me fatura doganore dhe tatimore, dhe të dyshuara kontrabandë.

Nga ana e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në Forces se Posaçme Shqiponja, Tiranë, nën drejtimin e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është bërë e mundur finalizimi i operacionit “SECOND HAND” .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat