SPAK-u dhe puna e tij në përgjithësi, apo në raste të çështjeve konkrete, kanë qenë dhe janë kryefjala e liderëve të politikës në vend.
Jo rrallë herë, krerët më të lartë të dy kampeve politike kanë mbajtur qëndrime dhe deklarata për vetë SPAK-un dhe çështje apo përgjegjësi konkrete politike.
Analisti Alfred Lela tha në emisionin Barometri se i vetmi sukses i qeverisë Rama është SPAK që godet vetë qeverinë.
“Rama është duke u munduar të kapet pas të vetmes fije kashte që i ka mbetur. I vetmi sukses i qeverisë Rama është vetë SPAK që godet qeverinë Rama. Deri dje nuk e thoshte, ka nja 3 javë që thotë: amerikanët? Ç’janë këta amerikanët? Drejtësinë, SPAK e kemi bërë ne. Ai nuk është i marrë, se është i vetmi sukses i 10 viteve të qeverisë së tij, s’ka të bëjë me të, por ngaqë s’ka asnjë sukses do të kapë të vetmin sukses që nuk ka të bëjë me të”, tha Lela.