Ngacmoi një vajzë në ambientet e spitalit, dënohet kirurgu shqiptar

Shqipëria

Ngacmoi një vajzë në ambientet e spitalit, dënohet kirurgu shqiptar

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Një kirug 40-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është dënuar nga Gjykata e Monzës në Itali. Ndaj tij rëndon akuza e ngacmimit seksual dhe u caktua masa ‘arrest me burg’ për 20 muaj.

Shqiptari me iniciale G.R është gjykuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, kur një vajzë po shoqëronte të dashurin e saj në urgjencë. Ngjarja ka ndodhur në klinikën ‘Zucchi’ ku në atë kohë punonte mjeku.

Sipas prokurorit të Monzës, vajza kishte shoqëruar në urgjencë të dashurin e saj, i cili kishte dhimbje fyti. Në pritje, e reja e kishte pyetur mjekun se ku mund të shkonte për të pirë duhan dhe ai e kishte shoqëruar në një dhomë, ku duke biseduar i kishte prekur kërthizën.

E reja ia ka treguar episodin të dashurit të saj dhe, para se të dilnin nga urgjenca, kanë shkuar te mjeku, duke e fyer dhe duke regjistruar bisedën në të cilën ai e mohonte ngacmimin. Denoncimi është bërë nga e reja, e cila nuk ka marrë pjesë në një proces civil për kompensimin e dëmit, por ka konfirmuar akuzat në gjykim.

I akuzuari pohoi se nuk lejohej pirja e duhanit brenda në klinikë dhe vajza ishte kapur duke bërë një gjë të tillë dhe kishte kërkuar të largohej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat