Bora në Dibër, bllokohet aksi bypass-Qafë Murrizë, rrugët që kalohet me zinxhir

Shqipëria

Bora në Dibër, bllokohet aksi bypass-Qafë Murrizë, rrugët që kalohet me zinxhir

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Ditën e sotme reshjet e shumta të dëborës në Dibër kanë bërë që aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë të bëhet i pakalueshëm.

Përmes një njoftimi, Policia njofton se qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e borës.

Gjithashtu Policia njofton se akset rrugore Peshkopi-Bulqizë,  Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Njoftimi i Policisë:

Dibër-Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë, aktualisht është bërë i pa kalueshëm. Firma e mirëmbajtjes po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Akset rrugore Peshkopi-Bulqizë,  Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë,  të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat