Intensifikohen reshjet e borës, cilat janë akset problematike

Shqipëria

Intensifikohen reshjet e borës, cilat janë akset problematike

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Ulja e temperaturave në vend ka sjellë edhe reshjet e borës në disa qarqe të vendit, kryesisht në zonën veriore. Qarku i Kukësit është më i prekuri nga reshjet e borës, ku trashësia ka shkuar deri në 20 cm në lartësinë mbi 700 metra. Edhe në qarkun e Elbasanit, në zonën e Librazhdit, bora ka mbuluar disa fshatra, si Stëbleva ku reshjet kanë qenë me instensitet gjatë natës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë raporton se situara është nën-kontroll, ku është bërë pastrimi i rrugëve. Akset më problematike janë Dushaj – Lekbibaj, Qafa e Thorës, Vau i Dejës – Pukë – Kukës, Bajram Curri – Valbonë si dhe Librazhd – Peshkopi.

Temperaturat e ulta deri në -2 gradë Celsius mund të shkaktojnë ngrica duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këto akse për shkak të ngricave.

Akset në të cilat është bllokuar qarkullimi dhe ku po bëhet pastrimi i tyre janë Rruga e Arbrit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, Bruzë Mal-Shkretë në qarkun e Tiranës.

Ndërkohë që më  problematike shfaqet situata në zonën  e Dibrës, ku rrugët e bllokuara janë Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Kukës, si dhe aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë.

Problematika dhe bllokime ka pasur dhe në akset ë Kukës-Bicaj-Bushtric dhe rruga Kukës Peshkopi, e cila lidh 5 njësi administrative.

Reshjet e borës kanë përfshirë dhe Qafën e Thanës, por qarkullimi vijon me zinxhirë.

Ndërkohë sa i përket furnizimit me energji elektrike, mbrëmjen e së premtes ka pasur avari në 13 fidera në qarkun e Fierit, kryesisht në zonat rurale, ku falë ndërhyrjes së ekipeve të OSSH-së është bërë i mundur riparimi  i tyre.

Në zonën e Vlorës, era e fortë ka bërë që të pezullohen lundrimet e trageteve. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thekson se grupet e punës ndodhen në terren për cdo avari dhe për ti ardhur në ndihmë qytetarëve në të gjithë territorin e vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat