Të gjitha akset nacionale janë të hapura në zonën e Korçës, pas reshjeve të dendura të borës një natë më parë.
Edhe segmentet drejt Dardhës e Voskopojës.
Trashësia në këto fshatra arrin deri në 7 cm. U punua gjatë natës për hapjen e rrugëve. Prej pasdites së djeshme ka qarkullim të rënduar për shkak të ardhjes së turistëve drejt Korçës.
Sipas informacioneve, nuk ka problematika dhe bllokime rrugësh, ndërsa temperaturat janë të ulëta.