Tre banorë të zonës së Prodanit rrezikonin të mbyteshin në ujërat e përroit Prodan – Gjonc.
Sipas burimeve për Euronews, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Kolonjës ka bërë të mundur që ata të shpëtoheshin.
Mësohet se situata ishte e rrezikshme, pasi lumi ishte i tejmbushur pas reshjeve të shumta të shiut.
Sipas shërbimit zjarrfikës të tre banorët kanë kërkuar të kalojnë mjetin e tyre tip fuoristrade nga njëra anë e përroit në anën tjetër por rrjedha e madhe e përroit ka rrezikuar seriozisht jetën e tyre, pasi të tre e kanë patur të pamundur të dalin nga fuoristrada.
Banorët kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës, i cili ka ardhur në kohën e duhur në vendin e ngjarjes. Herë pas here në situata të rënduara me reshje të shumta shiu ka dalja të përrenjve të fshatrave të bashkisë së Kolonjës, ku ka patur situata të tilla, kjo në të shumtën e rasteve edhe për shkak të dëmtimit të urave nga prurjeve të shumta.