Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës uroi udhëtarët shqiptarë me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe promovoi disa prej elementëve më të bukur të kulturës, për udhëtarët e huaj.
Grupi i ansamblit të Këngëve dhe Valleve performoi në pika të ndryshme të terminalit duke krijuar një atmosferë magjike për udhëtarët vendas e të huaj, me këngët dhe meloditë tradicionale të muzikës popullore shqiptare.
Aeroporti u gjallërua përmes elementëve të pasur kulturorë të trashëgimisë shqiptare, të shoqëruara me zërat e mrekullueshëm të performuesve të ansamblit.
Gjithë hapësirat në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës iu dedikuan promovimit të elementëve të etnografisë së vendit, duke treguar identitetin e pasur të trevave të Shqipërisë. E gjithë kjo përvojë ofroi një copëz të kulturës si suvenir për ata që udhëtonin përmes TIAs.

Pasagjerët që udhëtuan gjatë kësaj dite, morën me vete energji pozitive si edhe dhurata simbolike që TIA ndau për të gjithë. Me flamuj të kuq nëpër duar, të rritur e fëmijë, u bashkuan në këngë dhe valle.
Ky është një vit i sukseshëm për historinë e turizmit në Shqipëri. Arsye për rritjen e turizmit në vend ka qenë edhe rritja e kapaciteteve të terminalit si edhe shtimi i linjave low-cost.

Ndaj, TIA, si pjesë e Kastrati Group, zghodhi që festën ta zhvillonte pikërisht aty ku takohen dhe ndahen kulturat nga e gjithë bota, për të nderuar dhe promovuar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.