Urimeve për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë i është bashkuar edhe faktori ndërkombëtar.
NATO përmes një fotoje të postuar në Twitter, ka uruar Shqipërinë në 111-vjetorin e Pavarësisë.
“Urojmë aleatin tonë Shqipërinë që feston ditën e Pavarësisë” thuhet në postimin e NATO-s.
Që shoqërohet me një foto të një ushtari shqiptar në misionet paqeruajtëse të aleancës me një flamur kuqi e zi në duar.