ABC News ka siguruar foto të automjetit që u përdor nga 3 persona të maskuar, të cilën grabitën një argjendari në Kamëz këtë të martë.
Nga fotot, shihet se automjeti është tip “BMW” me ngjyrë të bardhë.
Autorët, nën kërcënimin e një arme zjarri automatik kanë marrë disa bizhuteri në argjendari.
Policia ka ngritur pika të përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.