Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e së martës në Kamëz.
Bëhet e ditur se rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza” tre persona të maskuar kanë marrë disa bizhuteri në një argjendari.
Pasi kryen grabitjen nën kërcënimin e një arme të dyshuar zjarri automatik, personat e maskuar janë larguar me një automjet tip “BMW”.
Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.