Edhe në Bulqizë ka patur reshje të dendura të shiut.
Është bllokuar rruga që lidh Lagjen e vjetër me Lagjen e Re, ndërsa janë dëmtuar disa makina.
Shkak i bllokimit të rrugës kanë qenë prurjet e mëdha të përrenjve që shkarkojnë në kanalin kryesor si dhe bllokim i pusetave, për shkak të reshjeve të dendura.
Si pasojë e bllokimit të rrugës banorët e kanë patur të pamundur të lëvizin në këtë segment por jo vetëm, nga niveli i lartë i ujit që vërshon në rrugë janë dëmtuar disa automjete.
Banorët dhe drejtues të mjeteve shprehen se bllokimi i këtij segmenti rrugor ndodh shpesh herë dhe se duhet një ndërhyrje në pastrimin e kanalit kryesor, pasi në të ka shumë inerte duke bllokuar edhe lëvizjen e ujit.
Për shkak të reshjeve në rrugën e Arbrit ka patur edhe rrëshqitje të gurëve në rrugë duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve.