Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh.
Kryesisht në akset Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshqitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastrimin e akseve.
Sipas ARRSH-së, qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës. Temperaturat kanë qenë në rritje.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.