Berisha godet Ramën: Çdo veprim është legjitim kur rrëzohet diktatura

Shqipëria

Berisha godet Ramën: Çdo veprim është legjitim kur rrëzohet diktatura

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 21:30
Rama, Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve, në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se takimi po zhvillohet në funksion të Kuvendit Kombëtar që do të zhvillohet në datën 2 dhjetor 2023, ku dhe do të përcaktohen qëndrimet e PD-së për aksionin opozitar që ka nisur nga deputetët në parlament dhe do të shtrihet edhe në terren në të gjithë Shqipërinë.

Teksa akuzoi Edi Ramën për blerjen e votave dhe përdorimin e bandave në zgjedhje, Berisha u bëri thirrje kryetarëve të degëve që të përcaktojnë pikat nevralgjike të zonave të tyre dhe të ndërmarrin veprime bllokuese, për të nisur aksionin e mosbindjes civile në të gjithë Shqipërinë.

Berisha tha se “çdo veprim është legjitim kur përdoret për të rrëzuar një diktaturë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat