Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.
Sipas gazetares së Klan News Anila Sefa, një makinë tip “Mercedes” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal e më tej ka marrë flakë.
4 personat që ndodheshin brenda makinës janë nxjerrë jashtë pa lëndime të rënda nga banorët e zonës dhe më pas janë transportuar në spital.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikësish që kanë rrethuar perimetrin dhe po shkuajnë flakët e mjetit. Ndërkohë që policia në vendngjarje konfirmon se shkak për aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.