Bonusi i bebeve/ Ministrja e Shëndetësisë: Do të vijojë edhe në vitin 2024

Shqipëria

Bonusi i bebeve/ Ministrja e Shëndetësisë: Do të vijojë edhe në vitin 2024

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:51
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka deklaruar në “Special Report” se bonusi i bebeve do të vijojë edhe në vitin 2024. Ajo ka thënë se do të jepen 40 mijë leke për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dyti dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë dhe me radhë.

Sakaq, Koçiu ka theksuar se ky bonus është mirëpritur nga të gjitha familjet e reja.

“Bonusi i bebeve do të vijojë dhe në 2024. Është një bonus që i shkon çdo fëmije të porsalindur në mënyrë rritëse. Pra, 40 mijë leke për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dyti dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë dhe me radhë.Është një politikë, e cila për hir të vërtetës ka gjetur mikpritje dhe është pritur mirë te të gjithë familjet e reja.

Ne synojmë padiskutim që ta vijojmë dhe të mbështesim familjet e reja për t’i dhënë mundësinë fëmijëve, që që në hapat e parë t’i plotësohen nevojat e tyre, por ndërkohë dhe për të lehtësuar familjen në mirërritjen gjatë viteve të tyre të para të jetës”, deklaroi Koçiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat