Zyrtari i PD: Ku gaboi Greqia me çështjen e Belerit

Shqipëria

Zyrtari i PD: Ku gaboi Greqia me çështjen e Belerit

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 22:29
Kreu i FRPD, Besard Xhaferri

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri tha në “Now me Erla Mëhillin” se në çështjen Beleri ka ndërhyrje politike, pasi betimi i tij duhet të ishte bërë në momentin e duhur.

Ndër të tjera, ai tregoi se ka pasur debate me kolegët grekë në të gjitha instancat europiane ku ka përfaqësuar PD-në apo Shqipërinë sepse ata tentonin të bënin rezolutë kundër Edi Ramës sepse po prisheshin disa prona të minoritetit grek në Himarë, ndërkohë që ato prona po prisheshin në gjithë Shqipërinë.

“Unë isha para dy muajsh në një kongres europian ku do të kalonte një rezolutë e politikanëve të rinj dhe kam luftuar që të hiqej fjala minoritet. A ka mundësi, jo vetëm për çështjen Beleri, po hajde gjejmë edhe ca çështje të tjera, në Tropojë, në Shkodër, në Korçë, ku cenohen të drejtat.

Greqia gabon kur e personalizon këtë gjë vetëm si  çështje kombëtare greke,” – u shpreh Xhaferri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat