“Beleri do dënohet me burg”, Arian Çani: S’ka për t’u betuar kurrë

Shqipëria

“Beleri do dënohet me burg”, Arian Çani: S’ka për t’u betuar kurrë

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 00:29
Gazetari Arian Çani

Gazetari Arian Çani tha se ajo që do të ndodhë me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës është politike.

Ai u shpreh në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Fredi Beleri do të dënohet me burg dhe s’ka për t’u betuar kurrë.

Sipas gazetarit, si Greqia ashtu dhe Rama në një raport forcash, nuk do të bëjnë hapa mbrapa.

“Fredi Beleri nuk betohet, s’e lejon Rama dhe ka marrë fund ai muhabet. Nuk e lejon sepse nuk bën hapa mbrapa, sepse është dhe raport forcash. Po bëri një hap mbrapa tregon që është humbje. Ai [Rama] mendon që ka mbështetjen e njerëzve që thonë ‘Beleri në burg’, ‘Beleri në litar’. Rama do të sundojë edhe për 50 vitet e ardhshme, s’kam folur ndonjëherë për demokracinë në këtë vend,” – u shpreh Çani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat