Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Atje po merr pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës, COP28.
Rama ka ndarë një video, në rrjetin social Facebook.
Aty shihet momenti i mbërritjes në Dubai ku edhe është pritur nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Samitin e Ndryshimeve Klimatike.