Prokuroria Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës më Frakull të Fierit, në posedim të familjes Çervanaku.
Te pandehur janë marrë ish-kryekomunari, Viktor Çervenaku, vëllai i tij Zenel Çervenaku, djali Denilson Çervinaku dhe e fejuara e këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezulzoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.
Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.
Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.