Përjashtohet avokati i Laert Haxhiut, GJKKO shtyn seancën

Shqipëria

Përjashtohet avokati i Laert Haxhiut, GJKKO shtyn seancën

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 15:31
Laert Haxhiu

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur përjashtimin e avokatit Detar Hysi si mbrojtës i Laert Haxhiut.

Shkak u bë prokura e babait të Laert Haxhiut i cili kishte sjellë një prokurë pranë gjykatës ku i revokonte tagrat e përfaqësimit avokatit Hysi.

Dy avokatët e caktuar kryesisht nga gjykata Elvis Gorishti dhe Artan Simonin kërkuan sërish kohë për t’u njohur me aktet e dosjes. Gjykata u bëri me dije se kjo është hera e fundit që atyre ju jepet koha për të njohur aktet e dosjes. Seanca u shty për në datën 18 dhjetor ora 11:00. Gjykata relatoi se seancat për Laert Haxhiun do të jenë pas çdo të hëne në orën 11:00.

SPAK e akuzon atë për “masakrën e Lushnjës” e ndodhur në shtator të 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Sipas SPAK në shënjestër të atentatit ishte Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares. Shkurti i shpëtoi breshërisë së plumbave pasi u ngrit nga tavolina ku ishin dy miqtë e tij që humbën jetën.

Laert Haxhiu është arrestuar në Greqi dhe është në pritje të vendimit të gjykatës së Apelit grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë. Po ashtu pak kohë më parë prokuroria e Elbasanit ka firmosur një urdhërarrest të dytë për Laert Haxhiun duke e akuzuar për 4 vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat